Rreth nesh · Via Egnatia Real Estate

Një ekip pranë teje.
Në çdo hap.

Një shtëpi e re, një hapësirë për biznesin apo toka për projektin tënd. Të ndihmojmë të lidhësh atë që kërkon me pronën që të përshtatet.

Pamje e qytetit të Tiranës dhe maleve në horizont
TIRANË · NJË NGA VENDNDODHJET E PORTOFOLIT TONË
Që prej prillit 2021Një agjenci me identitetin e saj
Agjentë të licencuarNjerëz dhe kontakte të qarta
Për çdo hap të pronësShitje · Qira · Konsulencë · Vlerësim
Historia jonë

Rrugëtimi ynë
në tregun imobiliar.

Via Egnatia Real Estate nisi aktivitetin në prill 2021. Qëllimi ynë është ta bëjmë procesin e blerjes, shitjes apo marrjes me qira më të qartë, me informacion të kuptueshëm dhe komunikim të drejtpërdrejtë në çdo fazë.

Sot, agjencia ofron shitje, qira, konsulencë imobiliare dhe vlerësim pronash nga vlerësues të licencuar. Portofoli ynë përfshin prona banimi, hapësira komerciale, toka dhe biznese në shitje, me vëmendje të veçantë te tokat bregdetare, industriale dhe trojet për zhvillim.

Çfarë bëjmë

Mbështetje për vendimin tënd.

Shërbime që lidhen me nevojën tënde, nga kërkimi i parë te hapat e marrëveshjes.

01 / SHITJE

Blerje dhe shitje

Të ndihmojmë të përzgjedhësh prona, të organizosh vizitat dhe të diskutosh kushtet. Nëse je pronar, punojmë me ty për prezantimin dhe nxjerrjen e pronës në treg.

Shiko pronat në shitje ↗
02 / QIRA

Hapësira që të përshtaten

Për banim apo aktivitet biznesi, e orientojmë kërkimin sipas vendndodhjes, buxhetit dhe përdorimit. Mbështesim si qiramarrësit, ashtu edhe pronarët.

Shiko pronat me qira ↗
03 / KONSULENCË

Më shumë qartësi

Krahasojmë mundësitë dhe diskutojmë pikat që kanë rëndësi për ty. Një bisedë e dobishme përpara se të zgjedhësh pronën ose të planifikosh investimin.

Diskuto me ekipin ↗
04 / VLERËSIM

Vlerësim i pronës

Ofrojmë vlerësim pronash nga vlerësues të licencuar. Na trego pronën dhe qëllimin e vlerësimit, që të përcaktojmë informacionin dhe hapat e nevojshëm.

Kërko informacion ↗
Tokë nga portofoli i Via Egnatia në Xhafzotaj, Shijak
Nga portofoli ynë · Xhafzotaj, Shijak
Ekspertizë për tokën

Çdo projekt fillon
me tokën e duhur.

Tokat janë një nga fushat ku përqendrojmë ekspertizën tonë. Përtej sipërfaqes, diskutojmë vendndodhjen, aksesin, infrastrukturën dhe qëllimin e përdorimit, që të krahasosh mundësitë me më shumë qartësi.

  • Toka bregdetare
  • Toka industriale
  • Toka bujqësore
  • Troje për zhvillim
Si punojmë

Hapa të qartë. Komunikim i drejtpërdrejtë.

Dëgjojmë kërkesën

Qartësojmë nevojat, buxhetin dhe afatin tënd. Nëse shet ose jep me qira, nisim nga prona që ke.

Përcaktojmë drejtimin

Përzgjedhim mundësitë ose planifikojmë prezantimin e pronës, sipas objektivit që kemi diskutuar.

Organizojmë vizitat

E shohim pronën nga afër, krahasojmë alternativat dhe sqarojmë pyetjet që dalin gjatë procesit.

Ecim drejt marrëveshjes

Diskutojmë kushtet dhe hapat e radhës, duke të mbajtur të informuar gjatë komunikimit mes palëve.

Njerëzit pas Via Egnatia

Njihu me ekipin.

Katër njerëz, një ekip. Zgjidh kontaktin që të duhet dhe flasim për pronën tënde.

Biseda e parë

Çfarë ke në mendje
për pronën tënde?

Nëse po kërkon, po shet apo ende po peshon mundësitë, na trego planin tënd. E nisim nga aty.

Takohemi në zyrë
Bulevardi Dyrrah, Durrës
Pranë bustit të Azem Hajdarit
Kati zero, buzë rrugës
Hap vendndodhjen në hartë ↗

Hënë–Premte 09:00–19:00E shtunë 09:00–13:00 · E diel pushim

Compare listings

Compare